Tashmë është hedhur shorti i vlefshëm për ndeshjet e 1/8-tës së Ligës së Evropës dhe janë mësuar kundërshtarët. Në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 13:00 ka filluar ceremonia e hedhjes së shortit në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Evropës.
Kështu, tashmë janë mësuar kundërshtarët për ndeshjet e vlefshme për 1/8-tën e garës së dytë më të mëdha ekipore evropiane. Si në çdo fazë edhe në këtë do të ketë ndeshje interesante, që do të ngjallin interesim të madh te sportdashësit.
Ndeshja më e fortë e kësaj faze është ajo në mes të Interit dhe gjermanëve të Eintracht Frankfurtit.
Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Chelseat e Dynamo Kievit dhe Napolit me RB Salburgun.
Arsenali pritet të ketë punë më të lehtë pasi është shortuar me francezët e Rennes.
Të gjitha skuadrat synojnë të arrijnë në finalen e madhe në Baku të Azerbajxhanit dhe pse jo edhe ta fitojnë trofeun.
Me poshtë Telegrafi ua sjell të gjitha çiftet e 1/8-tës në Ligën e Evropës:
Chelsea – Dynamo Kiev
Eintracht Frankfurt – Inter
Dinamo Zabreg – Benfica
Napoli – RB Salzburg
Valencia – Krasnodar
Sevilla – Slavia Praha
Arsenal – Rennes
Zenit St. Petersbroug – Villarreal