Shorti i Europa League/ Interi peshkon “Aspirinat” gjermane, buzëqesh United

25

Pas Championsit është radha e Europa League. Rivaliteti në këtë kompeticion është shtuar shumë në vitet e fundit dhe skuadra të mëdha, si Inter, Manchester United dhe Sevilla, janë në garë për të fituar trofeun këtë sezon.

Në Europa League janë luajtur vetëm sfidat e para të raundit të 1/8, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen në datë 5 gusht. Shorti i sotëm dhuroi përballje interesante. Ndeshjet çerekfinale do të luhen në datë 10 gusht, ato gjysmëfinale në 16 gusht, ndërsa finalja e madhe në 21 gusht.

Ndeshjet e para të dueleve të raundit të 1/8
Shakhtar Donetsk-Wolfsburg (2-1)
Bayer Leverkusen-Rangers (3-1)
Wolves-Olympiacos (1-1)
Manchester United-LASK (5-0)
Basel – Eintracht Frankfurt (3-0)
Copenhagen-Istanbul Basakşehir (0-1)
Getafe-Inter (ndeshje teke)
Roma-Sevilla (ndeshje teke)

Final Eight do të luhet në Gjermani dhe katër stadiumet e përzgjedhura janë ai i qyteteve të Këlnit, Duisburg, Dusseldorf dhe Gelsenkirchen.

Comments are closed.