Shkup, 9 gusht – Në rast të kualifikimit tuje nga raundi preliminar, kampionia e Kosovës, Drita do të ketë një punë mjaft të vështirë me Legian e Varshavës. Sidoqoftë, fillimisht Drita do të luajë në finalen e fazës preliminare të martën. Ekipi i trajnerit shkupjan, Ardian Nuhiut do të ketë punë me Linfieldit. Kujtojmë se në gjysmëfinale të kësaj faze, klubi gjilanas triumfoi 2:1 ndaj Inter d’Escaldesit të shtunën.
Derisa, përfaqësuesi i vendit tonë, Sileksi për kundërshtar do të ketë skuadrën nga Azebajxhani, Karabah. Skuadra nga Kratova do të udhëton në Azebajxhan më 18/19 gusht, në rast se deri atëherë UEFA nuk e cakton ndeshjen të luhet në teren neutral. Cekim, Sileksi përfundoi në pozitën e dytë, pasi Vardari nuk mori licencën për pjesëmarrje në skenën evropiane, duke iu dhënë kështu mundësia për të marr pjesë në Ligën e kampionëve.
Tirana si kampione e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarin. Bardhekaltërit u shortuan në grupin 4 dhe do të kenë për kundërshtar skuadrën e Dinamo Tbilisi nga Gjeorgjia. Skuadra organizatore do të jetë pikërisht Dinamo e Tbilisit dhe bardhebluve do t’u duhet të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë për të provuar kualifikimin për në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe nga herët e tjera, prej Pandemisë së Covid-19 ndeshjet nuk do të jenë vajtje-ardhje por teke. Ndeshjet do zhvillohen në 18 ose 19 gusht, kjo sipas garës dhe konkurrencës së përgatitur nga UEFA. Gjithashtu do të aplikohen edhe 30 minutat shtesë, apo gjuajtja e penalltive, nëse do të jetë e nevojshme. Fituesit e çifteve do kalojnë në raundin e dytë të Champions, ndërsa humbësit në raundin e dytë të Europa League.
Në anën tjetër, është hedhur shorti për ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Evropës, ku Gjilani dhe Prishtina kanë mësuar kundërshtarët. Klubi kryeqytetas Prishtina do të përballet me skuadrën nga Gjibrlatari, Lincolnd Red Imps. Derisa, Gjilani do të luaj ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Penne. Gjilani këtë vit merr pjesë për herë të parë në Ligën e Evropës dhe këtë arritje klubi bardhekuq e bëri pasi u shpall nën kampion i Kosovës. Në anën tjetër Prishtina që po merr pjesë që katër vite radhazi në Evropë, dhe këtë vit merr pjesë si fitues i Kupës së Kosovës.
Kujtojmë që në këtë rang garash do të luhet vetëm nga një sfidë dhe fituesit do të luajnë në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Evropës.