Jorge Messi, babi i futbollistit Lionel Messi është përfshirë në një aksident rrugor në Argjentinë, mbrëmjes e së enjtes në orën 20:00. Babai i futbollistit ka përplasur me makinën e tij një të ri me motor, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore edhe pse ka pasur lëndime të lehta.
Për 61-vjeçarin Prokuroria ka kërkuar që të hapet një hetim duke qenë se 24-vjeçari ka marrë plagë nga aksidenti. Gjithsesi policia e ka lënë të lirë Jorgen Messin, pasi e ka shoqëruar për në komisariat ku kanë kryer verifikimet për letrat e mjetit që ai po drejtonte, teksa çështja do të shqyrtohet duke e lënë të lirë babanë e lojtarit të Barcelonës. Në vitin 2016 Jorge Messi u shpall fajtor për mashtrim me taksat për pagat e djalit të tij, por në fund gjykata vendosi që ta shlyejë me gjobë.