Shoqërim dhe bisedë joformale për shoqëri të lirë organizon sot Civil, me ç’rast i fton përfaqësuesit e mediave, shoqërisë civile, qytetaret dhe qytetarët. Duke u nisur nga parimi se nuk ka liri pa media të lira, ekipi i Civil-it njofton se dëshiron të takohet me më të rëndësishmit në këtë sferë – njerëzit të cilët për çdo ditë i afrojnë faktet për ngjarjet dhe proceset deri te qytetaret dhe qytetarët. Kontributi i mediave në ndërtimin e shoqërisë së lirë shpesh është lënë anash ose nënçmuar, ndërsa redaksitë ose ekipet e gazetarëve për çdo ditë ballafaqohen me presione dhe probleme të llojit të ndryshëm, thekson Civil.