Shoqëria LËVIZJA, bashkë me Komunën e Kërçovës, nesër (11 nëntor) me fillim në ora 17 e 30, në Pallatin e Kulturës organizon Akademi mirënjohjeje për 40-vjetorin e BASHKIMIT që kulmoi me Luftën Çlirimtare në tokat e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia.
“Peshë dhe meritë të veçantë për përhapjen e ideve liridashësr, për organizimin dhe drejtimin e përpjekjeve dhe të Luftës Çlirimtare ka populli i Kërçovës shqiptare me bijat e bijtë e tij që ishin në ballë dhe te këmbët e popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar. Andaj Shoqëria LËVIZJA në këtë tubim përkujtimor fton dhe mirëpret shqiptarët pa dallim partie, feje e ideje për shënimin e kësaj ngjarjeje që bëri kthesën e madhe në Lëvizjen tonë Kombëtare dhe hapi rrugën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar”, thuhet në ftesën e shoqërisë “Lëvizja”.
Në këtë shënim të kësaj ngjarje që lidhet me 40-VJETORIN E BASHKIMIT POLITIK TË ORGANIZATAVE PATRIOTIKE SHQIPTARE dhe të KRIJIMIT TË LPK-SË SHQIPTARE, pritet të marrë pjesë një nga themeluesët e bërthamave të UÇK-së, Ali Ahmeti me bashkëpuntorë të afërt nga mbarë viset shqipfolëse, familje të dëshmorëve, veprimtarë të shquar e aktivistë nga shumë qytete të vendit tonë e nga Kosova.