Shkup, 7 prill – Shoqatat humanitare dhe aktivistët e ndryshëm të cilët gjatë kësaj periudhe të pandemisë me virusin COVID-19, merren me ndihma humanitare nuk përfshihen në kategorinë e cila mundet të parashtroj kërkesë për qarkullim gjatë orës policore.
Sekretari shtetëror në ministrinë Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Adem Avziu për gazetën Koha, shprehet decid se leje qarkullimi për shoqata humanitare nuk japin, respektivisht sipas Avziut, aktivetet e tyre ata duhet t’i rregullojnë gjatë ditës. (koha.mk)