Shkup, 5 mars – “JETO NË SYRIN E NJË GRUAJE!” Është moto në të cilën Shoqata për Arsim dhe Kulturë ADRION dhe Iniciativa qytetare e grave ANTICO, vijnë për herë të parë me ngjarje titulluar ” Për ndryshime të qëndrueshme një 8 Mars ndryshe”.
Aktiviteti do të mbahet më 8 Mars 2018, në orën 11:00, në sallën e konferencave të UEJL në Tetovë. Nxënësit e shkollave të mesme do të përballen me panelin e diskutimeve, nëpërmjet një programi artistik. Ky program do te jetë në funksion të temës së diskutimit.
Në panel do të marrin pjesë aktiviste për të drejtat e grave, njohës të drejtave të njeriut/të grave dhe barazisë gjinore, pedagogë, student, përfaqësuese të pushtetit lokal, drejtues të shoqatave joqeveritare, profesorë, psikologë.