Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në takmim me Shoqatën e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme ka folur për vijimin e arsimit në gjysmëvjetorin e dytë dhe proceseve reformuese në arsim.
Siç potencuan nga Ministria, në takim drejtorët kanë dhënë përkrahje pa rezervë për reformat dhe kanë përmendur se tërësisht dhe me përkushtim do të përfshihen në tërë procesin e implementimit.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska ka potencuar se me reformën për herë të parë nxënësit vendosen në fokus të arsimit, ndërsa arsimtarët janë hallka kyçe e arsimit.
Ministrja ka sqaruar se shkollat duhet të bëhen vende interesante, ku do të nxitet kureshtja dhe mendimi kritik dhe kreativ i fëmijëve, dhe sipas saj, pikërisht kjo ofrohet me këtë reformë.