Shkup, 16 nëntor – Në frymën e Festave të Nëntorit (Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe Dita e flamurit), kemi organizuar disa Promovime letrare (nga letërsia botërore), ndërkaq më 17 nëntor 2017 (E premte), ora 13.00 – 14.00 në Sallën e Komunës së Çairit, bëjmë PROMOVIMIN e 7 -të librave nga letërsia e sotme shqipe, të botuara nga ShB “Shkupi”.
Me këtë rast, kemi kënaqësinë që tju ftojmë të merrni pjesë për ta përcjell këtë promovim librash.
Librat që do të promovohen janë:
- Qenan Hasani KRONISTI I FUNDIT NË QYTETIN E KONZUJVE
Do të flet: Daut Dauti
- Fadil Curri PALLË KRITIKE MBI QEPALLË…
Do të flet: Rexhep Bajrami
- Zekerija Idrizi LETËR BIJAVE TË MIA
- Zekerija Idrizi LETRA SHPIRTI
Do të flet: Fadil Curri
- Rahim Dauti ME LIBRIN, NGA PANAIRI NË PANAIR
- Semine Hasani TINGUJ VARGJESH
Do të flet: Rrahim Ganiu
- Daut Dauti SYRI I KEQ
Do të flet: Halil Zendeli