Berlin, 12 janar – Presidenti amerikan, Donald Tramp duhet të largohet nga detyra para Ditës së inaugurimit pas trazirave në Kapitol Hill, deklaroi sot Ministri gjerman i Financave, Olaf Sholc, duke shtuar se Berlini është i bindur për një fillim të mirë në marrëdhëniet me pasardhësin e tij, Xho Bajden.
Sholc theksoi se qëllimi i tij më i madh politik është të arrihet marrëveshje me administratën e Bajdenit deri në verë brenda OSBE-së për draft rregulloren globale për taksimin e korporatave.
“Xho Bajden është njeriu i duhur për presidencën e ardhshme. Ai është i pozicionuar mirë për t’i tejkaluar ndarjet shoqërore në ekonominë më të madhe në botë dhe ta shërojë vendin pas katër viteve të presidencës së Trampit në Shtëpinë e Bardhë”, tha Sholc.
Ai gjithashtu paralajmëroi se ka shanse të mira për një kapitull të ri në partneritetin transatlantik.