Jam i bindur se Suedia dhe Finlanda do të kenë sukses të anëtarësohen në NATO dhe Gjermania po bën gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë, tha sot kancelari gjerman Olaf Sholc gjatë vizitës në Holandë.
“Të gjithë duan që shpejtë Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë, kështu që unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të marrim vendim të përbashkët”, tha Sholz në një konferencë për media me homologun e tij holandez Mark Rute, transmetojnë mediat britanike.
Kancelari përsëriti se Gjermania e përshëndet kandidaturat e vendeve nordike dhe shtoi se ka përshtypjen se mendimin e tij e ndajnë edhe shumë vende të tjera, theksojnë mediat britanike.