Sholc: BE-ja duhet të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë

BE-ja duhet të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, deklaroi sot para Bundestagut kancelari gjerman Olaf Sholc, duke parashikuar se samiti i nesërm në Bruksel me vendet e Ballkanit Perëndimor “nuk do të jetë i thjeshtë”, njëkohësisht duke shfaqi shpresë se “të gjithë do të tejkalohen vetvetiu dhe do ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre”.

Sholc, siç transmeton Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, para Bundestagut deklaroi se nuk është i befasuar që samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel për pak do të anulohej për shkak të refuzimit të liderëve të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe të Serbisë që të shkojnë me të, duke theksuar se pas aq premtime të parealizuara për këto vende, nuk është befasi që ndodhin punë të tilla.

“Për pak nuk do të mbahej samiti i nesërm BE-Ballkani Perëndimor. Të jem i sinqertë, kjo nuk do të duhet ta befasojë askënd. Kur do të zgjoni pritshmëri, kur do t’u thoni se rruga drejt BE-së paguhet, kur do të ndërmerrni përpjekje dhe do të rrezikohen konfliktet politike në vendin personal, një vend – Maqedonia e Veriut e ndryshoi edhe emrin për ta zgjidhur kontestin me Greqinë dhe e tërë kjo nuk ndihmoi asgjë dhe asgjë nuk lëviz, atëherë është shumë i kuptueshëm shqetësimi të cilin e ndjejnë udhëheqësitë politike dhe qytetarët dhe qytetaret e këtyre vendeve”, deklaroi Sholc.

Advertisements

Në fjalimin drejtuar parlamentit, kancelari gjerman Sholc e përshëndeti propozimin francez dhe i bëri thirrje Bullgarisë të dalë nga e kaluara dhe të orientohet drejt të ardhmes.