Renato Di Giovanni, i cili dikur u shfaq në stolin e Napolit në sfidën përballë Arsenal, në Ligën e të Rinjve të UEFA –s, mësohet se u vra në një sulm mafioz në orët e para të mëngjesit në qytetin e Napolit. Sipas mediave italiane, 21 – vjeçari ndodhej përballë kishës Santa Maria di Montevergine, në Soccavo, kur ndodhi u qëllua disa herë me armë zjarri dhe ndërroi jetë në vend. Di Giovanni, i cili për herë të fundit u shfaq te Napoli në 2014 –ën, njihej nga policia për historitë e tij në lidhje me drogën.