Një shtetas shqiptar në Greqi është arrestuar, pas kryerjes së testit ADN, i akuzuar se përdhunonte vajzën e tij 16 vjeçare. Fakti se vajza është person me aftësi të kufizuara e bën edhe më shokues këtë lajm.
Sipas të dhënave të para, publikuar nga mediat lokale, vajza u paraqit të mërkurën në spitalin e Amfissas me dhimbje të tmerrshme. Mjekët konstatuan se ajo sapo kishte dështuar.
U njoftuan autoritetet policore dhe pas marrjes së kampionit për ADN e kryerjes së në laboratorin përkatës në Athinë, rezultoi se ajo ishte lënë shtatzanë nga i ati, që e përdhunonte sistematikisht.
Pas kësaj, i ati i vajzës u gjet në qytezën bregdetare Itea, 13 km nga Amfissa dhe u arrestua. Lajmit i kanë bërë jehonë edhe mediat e mëdha të Athinës.