Një ngjarje e turpshme dhe e rëndë ka ndodhur në Abu Dhabi ku një person i maskuar me burka si grua myslimane, ka joshur dhe përdhunuar një djalë të moshës 11 vjeçare dhe më pas e ka vrarë atë. Momenti kur 11-vjeçari u josh nga personi i maskuar, është kapur nga kamerat e sigurisë dhe në pamje shihet se si vrasësi i dyshuar shihet duke ecur me të, drejt një ashensori. Azan Majid Janjua u përdhunua dhe u vra pasi u rrëmbye, teksa po shkonte për namaz gjatë Ramazanit para dy javësh. Trupi gjysmë i zhveshur i 11-vjeçarit u gjet më 31 maj nga disa teknikë të kondicionerëve, në tavanin e ndërtesës ku ai banonte, ndërsa kishte një kopje të Kuranit pranë tij. “Ai agjëronte dhe për këtë shkoi në xhami për recitimin e Kuranit dhe për lutje. Më pas u zhduk”, ka thënë babai i 11-vjeçarit, Dr Majid Janjua. Më poshtë keni pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë:
https://www.youtube.com/watch?v=Imt3d642J_8