Një burrë maroken e ka përgatitur gruan e tij për tradhti pas një martese 35 vjeçare me të.
Ai iu nënshtrua kontrollit rutinor te mjeku dhe e kuptoi se kishte qenë steril pothuaj tërë jetën, andaj nuk mund të ishte babai i nëntë fëmijëve që ka lindur gruaja e tij, transmeton GazetaMetro.net
Burrit që punon si profesor në qytetin Sidi Slimane, vizita te urologu ia ndryshoi krejtësisht jetën.
Ai e kishte në testikuj një cistë të cilën i tha mjekut se kishte tash e një kohë të gjatë.
Mjeku e këshilloi të i nënshtrohej ekzaminimeve të mëtejme. u vërtetua se cista nuk ishte e rrezikshme, por burri ishte steril.
Ai ishte martuar 35 vjet më parë dhe gruaja e tij gjatë kësaj kohe kishte lindur 9 fëmijë. Mirëpo, mediat në Marok shkruajnë se ai bëri testet e mëtejme dhe u vërtetua se nuk ka mundur të kishte fëmijë në 50 vitet e fundit.
i befasuar nga kjo, ai e thirri menjëherë avokatin dhe dorëzoi padi dhe kërkesën për shkurorëzim ndaj gruas së tij, duke e akuzuar për tradhti bashkshortore.
Madje, ai shkëputi lidhjet me të gjithë fëmijët dhe kërkoi heqjen e atësisë ndaj tyre. /gazetametro.net