Shkup, 28 janar – Qytetari i Manastirit P.A. (53)dyshohet për vrasjen e 48 vjeçarit të pastrehë S.D. nga Manastiri, që ndodhi natën e datës 24 drejt 25 janarit, në shtëpinë ku jetonin së bashku. Për shkak të dyshimit bazë për kryerjen e veprës penale “vrasje” SPB Manastir parashtroi kallëzim penal kundër P.A. për ngjarjen e cila ka ndodhur gjatë natë 24/25 janar në kohën e pakonfirmuar. “I denoncuari me përdorimin e forcës fizike dhe mjeteve të forta në mënyrë të egër i ka shkaktuar shumë lëndime në tërë trupin dhe në atë mënyrë e ka privuar nga jeta S.D. (48) nga Manastiri, me të cilin së bashku ka jetuar në të njëjtën shtëpi në rr. ‘4 Nëntori’ në Manastir. Me qëllim ta mbulojë këtë vrasje të egër, i denoncuari rreth orës 5:50 më 25.01.2017 është drejtuar në shtëpinë fqinje, duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se disa persona të panjohur i kanë sulmuar derisa ishin duke fjetur, pas çka i njëjti është hospitalizuar në Spitalin klinik në Manastir”, theksohet në kumtesën e MPB-së. Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer PP nga Manastiri, si dhe ekipi mbikëqyrës nga OKTULA pranë SPB Manastir. Nga kontrolli nga ekspertizat e bëra, si dhe nga bisedat me shumë persona, duke e përfshirë edhe të denoncuarin, është konstatuar dyshimi bazë se P.A është autor i veprës penale, theksohet në kumtesë.