Nigeriani Mayoëa Ogunbayo është gjetur i vdekur në një banesë në Londër të Britanisë së Madhe, në orët e para të ditës së premte, shkruajnë mediat britanike, transmeton Gazeta Metro. Shoku i futbollistit Mario Balotelli është therur me thikë në trup dhe ka vdekur në apartamentin e tij në Londrën perëndimore, ku banonte bashkë me të dashurën. E dashura që ishte në vendin e ngjarjes kur policia arriti, është arrestuar nën dyshimet për vrasje, por deri më tash autoritetet po e trajtojnë vdekjen si të pashpjegueshme.
29 vjeçari ishte mik i mirë me Balotellin dhe kishte pasuri të madhe të cilën e kishte bërë pas hapjes së një biznesi. Ogunbayo shihet në shumë fotografi në Facebook me Balotellin, gjatë viteve kur ky i fundit luante për Liverpoolin dhe Manchester Cityn në Angli. Viktima kishte lindur në Nigeri por pas migrimit në Britani kishte grumbulluar pasuri të madhe dhe jetonte në luks. Vdekja e tij është shkaktuar nga një therje në zemër dhe ende po hetohet nga policia.