Prezantuesja e sportit Lei Kraja është bërë e njohur kohët e fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Shiko kush luan”.
Ajo konkuron në krah të këngëtarit Robert Berisha dhe është vënë re një përshtatje shumë e mirë e tyre në kërcim.
Mbrëmjen e djeshme Lei ka qenë e ftuar në “Shiko kush luan”, ku u pyet se a do të lidhej me Robertin nëse ai do të ishte beqar.
Lei nuk e ka mohuar këtë mundësi por ka thënë që ai është i martuar.
Lei tha: “Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të shoëbizit shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti. Kjo sepse ai kohët e fundit më quan “motër””
Kujtojmë se Roberti është i martuar me një nga këngëtaret më seksi të shoëbizit shqiptar, Nora Istrefi.