Një lider nazist që quhet Kevin Vilshau ka thënë se racizmi është idiotësi, duke shtuar se është homoseksual dhe se ka prejardhje hebreje. Ai ka hequr dorë nga pikëpamjet naziste të mëhershme dhe se është shprehur se është i penduar që ka qenë me ato parime. Vilshau ka qenë një lider në vitet 1980 në Gjermani dhe se ka reaguar në lidhje me veprimet e ekstremit të djathtë në shtetin gjerman, gjatë kohëve të fundit. Duke folur për “Channel 4”, ai u shpreh se ka hequr dorë nga e kaluara e dhunshme. Ky nazist është dënuar më herët për një sërë veprash penale, ku përfshihen goditja me karrige e dikujt, vandalizmi ndaj dikujt, dhe sjellje agresive dhe e urrejtjes në internet. Gjithashtu, ky nazist ka theksuar se i vjen keq që janë rritur nuancat raciste në mbarë Gjermaninë.