Hazbi Kasaj rikthehet të kandidojë si deputet për zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Gjirokastrës. Hazbi Kasaj u bë i njohur disa vite më parë me shprehjen “I rëntë kanceri mu në grykë atyre që nuk më votojnë”, duke mallkuar të gjitha ata që nuk do i jepnin votë. Hazbi Kasaj i cili në këto zgjedhje garon i shtati për Partinë Demokristiane, ka bërë një premtim në programin e tij elektoral duke thënë se do të propozojë në parlament një ligj që tu pritet penisi meshkujve që abuzojnë seksualisht me femrat. Ai e ka thënë këtë gjë në një intervistë për një televizion lokal.