Presidenti serb ka befasuar të gjithë në një takim të liderëve të Ballkanit, që po mbahet me ftesën e zyrtares së lartë, Federica Mogherini.
Aty po marrin pjesë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vucic, transmeton gazetametro.net.
Ky i fundit njëkohësisht po feston edhe ditën e Shën Nikollës, me ç’rast ka vizituar Kishën Ortodokse Serbe në Bruksel si dhe ka dërguar pite në takimin me liderët nga rajoni.
Krerët nga Evropa dhe Ballkani kanë mbetur pa tekst pas vetëm disa kafshimeve, thuhet në raportimin e mediave serbe.
Ndryshe, në Bruksel janë mbledhur liderë të rajoni për, siç u raportua, ‘ftohjen e gjakrave mes Kosovës dhe Serbisë’. Presidentët Thaçi e Vucic shkuan në Bruksel pas një letre që morën nga presidenti amerikan, Donald Trump.