Një grua është detyruar të thërras emergjencën: Ejani shpejt, burri im është para infarktit. Automjeti emergjent me automjetin e tyre kur arriti në shtëpi te familja u shokuan. 24sata.hr, raporton se duke u bazuar nga burime të ekipeve shëndetësore se në qytetin Koprivica në Kroaci një burrë, se kur shkuan në shtëpinë e tij, e panë atë të stresuar tej mase që donte të thoshte diçka, përcjell gazetametro.net.
Për habinë e ekipit mjekësor, burri filloi të tërhiqte pantallonat dhe rrëfeu me turp:
“Kam një vibrator gjatë gjithë ditës. Ai ka ngelur aty duke vibruar për një kohë të gjatë”, u tha ai ekipit mjekësor të Emërgjencës, të cilët po e shikonin të tronditur. Siç shkruan 24sata.hr, ai ishte përpjekur ta hiqte atë në çdo mënyrë të mundshme, por kur e kuptoj se pas pasionit, po i rritej dhimbja, vendori të thërras mjekët. Ekipi mjekësor menjëherë kuptoi se ata nuk mund ta ndihmonin dhe ai duhej të shkonte në spital për kirurgji në anus. Kjo thuhet se ka ndodhur në një zonë të quajtur Ljajicë, dhe e vërteta e ngjarjes u konfirmua nga disa burime jozyrtare. Ekipi i ndihmës emergjente pacientin e transportoi në Spitalin e Përgjithshëm të Koprivnicës “Dr. Tomislav Bardek “, ku ai u operua urgjentisht. Ndërsa thuhet se ai u shërua mirë pas operacionit dhe u lirua nga spitali i kujdesit për në shtëpi. Media kroate raporton se ky burrë i moshës së mesme është i martuar dhe ka fëmijë. Tutje, raportohet se ky nuk është rasti i parë që mjekët duhet të heqin objekte që janë mbërthyer në anus. Në nëntor të vitit 2011, në pranimin e emergjencës KBC Motrat e Mëshirës në Zagreb përfundoi një njeri (50) të cilit në anus i kishte ngelur një plumb anti-ajror i kalibrit 20 milimetra dhe i gjatë 11 centimetra. Pacientit i ishte dhënë anestezion, dhe pastaj objekti i ishte larguar. Gjatë operacionit, i cili nuk ishte traumatizues për pacientin, në asnjë moment nuk kishte ndonjë rrezik për një shpërthim, thanë mjekët. Menjëherë pas operacionit, sapo ai u zgjua nga anestezioni, pacienti u lirua për në shtëpi. Plumbi u mor nga deminerët dhe u shkatërrua, si edhe çdo pajisje tjetër eksplozive e kapur, nën kushte të kontrolluara. Pasi burri u lirua nga spitali, policia i shkoi në shtëpi. Ata duhej të kërkonin në apartament për t’u siguruar që nuk kishte plumba të tjerë aty. Dr. Marijan KORSIC kirurg me më shumë se 40 vjet shërbim, i tha medias kroate se raste të tilla ndodhin mesatarisht një deri në pesë në vit. Zakonisht bëhet fjalë për njerëz të mirë dhe të arsimuar, të cilët shpesh kanë një familje.