Moskë, 29 tetor – Rusia konfirmoi se ka përfunduar tërheqja e forcave kurde nga pjesa veriore e Sirisë.
“Tërheqja e njësiteve të armatosura nga territori në të cilin duhet të formohet korridor i sigurisë ka përfunduar më shpejtë se parashikimi”, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu.
Tërheqja e forcave kurde filloi më 23 tetor, ndërsa është dashur të përfundojë sot, transmeton gazeta KOHA.
Në bazë të marrëveshjes që javën e kaluar e arritën presidenti rus dhe ai turk, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, forcat kurdë nga Njësiti për mbrojtje të popullit është dashur të tërhiqen së bashku me armët e tyre nga verilindja e Sirisë në afat prej 150 orëve në 30 kilometra distancë nga kufiri me Turqinë.
Forcat kurde u tërhoqën nga zona kufitare në të cilën Turqia më 9 tetor kreu ofensivë ndaj tyre. Ofensiva u ndërpre disa ditë në pajtim me marrëveshjen e arritur midis Ankarasë dhe Uashingtonit.
Pjesëtarët e policisë ushtarake ruse dhe policisë kufitare siriane në zonën me qëllim që ta lehtësojnë tërheqjen e kurdëve.
Pas skadimit të marrëveshjes së Putinit dhe Erdoganit është paraparë që patrullat e përbashkëta turke dhe ruse të sistemohen në zonë të distancuar 10 kilometra nga kufiri.(koha.mk)