Berlin, 6 korrik – Kryetari i Bundestagut, Volfgang Shojble i bëri thirrje BE-së të marrë mësime nga pandemia e koronavirusit dhe ta pakësojë varshmërinë nga zinxhiri global i furnizimit.
Shojble për “Frankfurter algemajne cajtung” deklaroi se pandemia tregoi se sa është Evropa e ndjeshme me varshmërinë e saj.
Në tekstin autorial për gazetën, ai ceki mungesën e përkohshme të madje edhe pajisjes më të thjeshtë mjekësore, siç janë maskat mbrojtëse.
Sipas tij, tani është mundësia që në mënyrë kritike të analizohet i tërë modeli ekonomik dhe “të tejkalohen ekceset e globalizimit” çdo kund ku shkaktuan pasoja dramatike gjatë pandemisë.
Ai konsidero n se tani është e mundur të merren mësime se BE-ja duhet të jetë më mirë e furnizuar në mënyrë që të jetë më rezistente ndaj krizave dhe të jetë më e pavarur.
Prandaj, thotë Shojble, BE-së i duhet të jetë “e pajisur me autonomi më të madhe strategjike”, si për shembull me ndërtim të zinxhirëve alternativë të furnizimit me vende më të volitshme prodhimi dhe ulje të rreziqeve gjeografike.
Ai potencoi edhe se është e domosdoshme të përforcohet sovraniteti i Evropës, posaçërisht në sektorin shëndetësor.