M.C. (40) nga Shkupi është lënduar rëndë pasi që mbrëmë në bulevardin “Jane Sandanski” është goditur nga një makinë “Mercedes”.
Siç informon policia, shoferi i “Mercedes”-it ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa M.C. me automjet të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Rasti është denoncuar në orën 02.10 në SPB-Shkup, punohet në ndriçimin e rastit.