Shkup, 14 shkurt – Shoferi i autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, që mbrëmë shkaktoi tragjedinë në autostradën Shkup-Tetovë, është lëshuar për mjekim në shtëpi, shkruan gazeta KOHA. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i shoqëruar nga kryeministri Zoran Zaev vizituan të lënduarit në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa tha se pas mjekimit, meqenëse nuk ka pasur lëndime të rënda, shoferi është liruar për kurim në shtëpi. Konfirmoi se që mbrëmë, meqenëse ka qenë në vetëdije të plotë, ai është marrë në pyetje nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkohë, të tjerët e lënduar vazhdojnë të trajtohen në Spitalet e Shkupit (koha.mk)