I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur gjobën, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Në rrugën “Teodor Keko” shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet E. R., 33 vjeç, banues Tiranë, siç e shihni edhe nga pamjet në videon më poshtë.
Ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij tip Mercedes Benz”, duke komunikuar në aparat telefonik dhe pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimi ka rezultuar debitor me 7 masa administrative të pa shlyera. Gjithashtu ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës. Ky shtetas ka tentuar ti japë 3000 të reja, për t’ju shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.