Durmish Belulit, të dyshuarit kryesor në rastin “Llaskarca”, masa e “paraburgimit” i është zëvendësuar me “burg shtëpiak”, shkruan KOHA. Një vendim i tillë nga Gjykata Penale e Shkupit është shqiptuar edhe ndaj të akuzuarit të gjashtë, shoferit të autobusit.
Lajmin në fjalë e kanë publikuar nga “1TV”, të cilët kanë shtuar se vendimi për masën e fundit Gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Penalë të Shkupit, e ka shqiptuar dy ditë më parë. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Prokuroria e Shkupit e ka ankimuar vendimin për “burgun shtëpiak” ndaj Durmishit. Arsyetimi i gjykatësit për shfuqizimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit është se kanë pasur përkeqësime të shëndetit të tyre.
“Kjo paraqet shkelje dramatike të parimit të sigurisë juridik. Bëj me dije se ligjvënësi është përcaktuar për kuptimin “gjykata”, kur flet për r që në çdo kohë të kontrollohet masa e ‘paraburgimit’ në bazë të detyrës zyrtare, apo propozim i palëve në kuptim të nenit 173, paragrafi 1 nga Kodi Penal…”, thonë nga Prokuroria e Shkupit, në ankesën drejtuar deri te GJPSH.
Ndryshe, nga aksidenti i autobusit “Durmo Tours” jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbetën të lënduar edhe mbi 35 qytetar të Gostivari.. Sipas Prokurorisë, shkaktari kryesor për këtë aksident ka qenë shpejtësia e autobusit dhe mosfunksionimi i rregullt i pajisjeve për frenim. (koha.mk)