Prej 14 deri 17 nëntor 2018 në Zagreb të Republikës së Kroacisë nën organizimin e Shoqatës së shpikësve kroatë për të 43-ën herë u mbajt INOVA nën moton BËHU SHEMBULL. SHMP “Jahja Kemal” ka valëvitur flamurin e Republikës së Maqedonisë para skenës ndërkombëtare dhe me krenari e ka prezantuar në Republikën e Kroacisë. Në INOVA 43 janë të paraqitura shumë inovacione ndërkombëtare nga mbarë bota: Tajvan, Malajzia, Polonia, Rumania, Tajlanda, Koreja, Irani, Indonezia, Britania, Rusia dhe shumë vende të tjera në mbarë botën. Aty kanë marrë pjesë mendjet e reja të botës që ëndërrojnë dhe dizajnojnë të ardhmen e botës.
U fituan 2 medalje ari dhe 1 medalje argjendi, çmimi më i mirë i shpikjes në kozmetikë dhe kupën e miqësisë. SHMP “Jahja Kemal” në INOVA 43 mori pjesë me tre projekte: 1. Duke përdorur vajra esenciale antibacteriale si antibiotikë të padëmshëm – Dimitar Dimeski dhe Ajshesena Tekkjun nën udhëheqjen e Profesori Sabir Alkin në kategori të biokimisë fituan Medaljen e artë. 2. Kremë Antidermatitis (për lëkurë të dëmtuar) – David Goshevski dhe Jana Majnova nën udhëheqjen e Profesor Sabir Alkin në kategori Biologji fitoi medaljen e artë dhe shpikjen më të mirë në kozmetikë. 3. Mbulesë creative dhome – Dea Rajhel dhe Umit Uzunboj nën udhëheqjen e profesorit Sabir Alkin në kategorinë e Kimisë fitoi medaljen e argjendtë.