Shkup, 21 shkurt -Punëdhënësit në kompanitë e të cilëve kanë punuar të lënduarit ose të vdekurit në aksidentin në Llaskarcë këto raste duhet t’i paraqesin në Inspektoratin Shtetëror të Punës si fatkeqësi në vendin e punës, rekomandojnë nga Shoqata e Maqedonisë për Mbrojtje gjatë Punës.
Në kumtesë dërguar mediave citohet se kjo del nga Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe se mosrespektimi do të thotë shkelje e Ligjit dhe është lëndë e procedurës shkelëse.
Me paraqitjen nga ana e punëdhënësve, punonjësit e lënduar kanë mundësi të marrin 100 për qind të pagës gjatë periudhës së rikuperimit, ndërsa mungesa në vendin e punës do të shënohet si “lëndim në punë” me çka në shekullin e mëtutjeshëm të punës përderisa paraqiten komplikime, do të mund të konfirmohet se prej ku rrjedhin ato. Pas kthimit në punë, e domosdoshme është këta punonjës menjëherë të dërgohen për kontrolle mjekësore që të konfirmohet aftësia e tyre e mbetur e punës.
Nga Shoqata përmendin se u qëndrojnë në dispozicion gjithë të lënduarve për konsultime të mëtutjeshme në numrin e telefonit 02/2774-868 ose në [email protected]. (koha.mk)