Shmanguni helmimit duke mos ngrënë këto gjashtë gjëra

11

Bill Marlel është një avokat dhe BottomLineInc asnjëherë nuk i ka kërkuar këshilla se cili është ushqimi më i rrezikshëm për të helmuar. Ai ka kaluar që 20 vjet duke dhënë këshilla mbi helmimin me ushqim. Ai ndonjë ushqim nuk e ha fare..

Ai është i vetëdijshëm për faktin se në karrierën e tij ka fituar 600 milionë dollarë kompensim për përfitimin e klientëve që janë helmuar ose kanë vdekur nga ushqimi i dëmtuar. Kur thotë se një rrezik i caktuar nuk ia vlen, atëherë ai ka nevojë të besojë. Më poshtë është një listë e gjashtë gjërave që duhet mbajtur në mend:

– Butakët

Marler thotë se gjatë pesë viteve të fundit ka parë helmime me butak më shumë se në dy dekadat e fundit. Arsyeja është mënyra se si ushqehen ata. Butakët filtrojnë ujin, kështu që nëse ka disa baktere, ata do t’i filtrojnë edhe ato. Nëse butakët janë të papërpunuar, atëherë bakteret do të hyjnë në sistemin e tretjes së njeriut dhe mund të vijë deri te helmimi.  Po ashtu, me ndryshimet klimatike edhe ujërat janë gjithnjë e më të ngrohta, andaj raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

– Vezët e paziera mirë

Çdo herë që vjen deri tek epidemia e salmonelës, skenat janë të këqija – njerëzit janë të shqetësuar, disa nuk mbijetojnë. Në epideminë e vitit 2010, kishte 2.000 njerëz të prekur nga helmimi me këtë lloj bakteri. Marler beson se rreziku është shumë më i ulët sot se në vitet 1990. Ai rekomandon që vezët të hahen vetëm pasi të jenë zierë mirë.

– Sallata ose pemët e lara më herët

Marler kërkon të shmangë këtë lloj ‘plage’ për shkak se ushqimi që kalon nëpër shumë duar ka gjasa të preket gjatë rrugës. Ai blen fruta dhe perime të palara dhe të paprekura, në sasi të vogla, të cilat ai do të hajë më së shumti tre ose katër ditë. Kjo për të zvogëluar rrezikun e listeria, një baktere vdekjeprurëse që zhvillohet në temperaturat e frigoriferit.

– Mishi i papjekur

Të gjitha copëzat e mishit që Marler kishte ngrënë gjatë 20 viteve të fundit ishin të pjekura mirë. Kjo për shkak se çdo baktere që normalisht gjendet në sipërfaqe vritet, ndërsa mishi i kuq, i papjekur sa duhet, ka shumë gjasa të prekte nga bakteret E. coli, Salmonella që shkaktojnë helmim.

– Mashurkat e papërpunuara nga farat

Të paziera si duhet, ata janë regjistruar si shkaku i më shumë se 30 epidemive të mëdha bakteriale në SHBA që nga mesi i viteve 1990. Pak vite më parë, Evropa u prek nga epidemi të tilla, kryesisht nga bakteret salmonella dhe E. Coli. Çdo herë ishte e pranishme nëse kishte edhe fara, të cilat ishin të infektuar me baktere.

– Qumësht dhe lëng i pa pasterizuar

Në SHBA, nga viti 1998-2011, pati 148 epidemi helmuese të lidhura me përdorimin e qumështit të pa pasterizuar dhe produkteve të tyre. Kësaj i prin edhe fakti se shumë pak njerëz pinë qumësht të tillë. Ndoshta vetëm një rrezik pak më i ulët qëndron në lëngun e pa pasterizuar. Për Marler asnjëri prej tyre nuk vjen në konsideratë.

Comments are closed.