Dibër, 13 qershor – Shoqata maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë dhe dega e Gollo Bërdos, përmes një deklarate, kundërshton fuqishëm nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë për të ndryshuar emrin e Republikës së Maqedonisë dhe identitetin e kombit maqedonas.
“Çdo ndryshim i emrit të shtetit të Maqedonisë dhe identitetit të kombit maqedonas do ta rrezikonte identitetin e maqedonasve në mbarë botën, në vendet fqinje të Republikës së Maqedonisë dhe në Republikën e Shqipërisë. Për fat të keq, negociatat kanë treguar qartë se Greqia kërkon ndryshim të identitetit maqedonas. Në fund të fundit, autoritetet në Greqi dhe Bullgari kanë deklaruar se Maqedonia mund të hyjë në Bashkimin Evropian, por jo edhe “maqedonizmi” “, thuhet në deklaratë.
Kërkojnë, thuhet në kumtesë, në emër të të gjithë maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, ndërsa potencohet, janë mbi 120 mijë, të mos nënshkruhet marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit dhe identitetit të kombit.