Shtatmadhoria e Armatës ashpër i dënon përpjekjet për involvimin e saj në qëllimet dhe interesat ditore politike. Armata është institucion i cili vazhdimisht është me rejting më të lartë në shoqëri dhe njihet nga të gjithë qytetarët e vendit.
Kjo thuhet në reagimin e sotëm të SHM të Armatës, pas, siç qëndron, publikimit të shpeshtë të shkrimeve në disa media elektronike dhe deklarata në të cilat përmendet Armata në tentimin e involvimit të saj dhe vendosjen në kontekst të qëllimeve ditore politike na vendos në situatë ku e ndjejmë nevojën të reagojmë për aktivitetet e tilla.
“Shtatmadhoria do të vazhdojë me kujdes t’i zbatojë proceset e parapara reformuese në Armatë në pajtim me standardet e larta të NATO-s, njëherit duke u kujdesur për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, sovranitetin dhe integritetin shtetëror të vendit tonë”, qëndron në reagimin e Shtatmadhorisë të Armatës. (koha.mk)