Shkup, 22 korrik – Motrat medicinale para kohe janë kthyer në punë nga pushimi vjetor, disa të tjerave nuk u lejohet pushim të shfrytëzojnë në korrik për shkak të mungesës së këtij kuadri nëpër klinikat dhe spitalet nëpër Maqedoni, njofton Koha.
Reagime të tilla kohë më parë kanë arritur në Unionin e motrave medicinale, teknikëve dhe akushereve. Sipas tyre e drejta ligjore këtij personeli mjekësor tërësisht u është pa mundësuar. Nga ana tjetër problem shtesë paraqet se ata motra medicinave që kanë mbetur në punë kanë punuar nga 24 orë kujdestari dhe me ndrime me vetëm një ditë të lirë, ndërsa mundi i tyre nuk është paguar në mënyrë adekuate, thonë nga shoqata “Për ne”.