Shkup, 26 prill – Sektori për punë të brendshme në Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër N.K.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e tre veprave penale “ vjedhje të veturave” me çka ka ardhur në një pronë ilegale prej rreth 580.000 den, transmeton Almakos.
I padituri, veprën e parë penale e ka kryer me 16 e këtij muaji në periudhën nga ora 12.00 deri në orën 19.30 në parkingun para Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, në rrugën “Lazar Licenovski” në Shkup. Ai është futur në veturën e tipit “Folksvagen Polog” i ka gjetur çelësat, e ka nisur veturën dhe ka nisur në drejtim të panjohur. Vetura e vjedhur është gjetur pas katër ditëve nga ana e zyrtarëve policor dhe iu është kthyer pronarit.
Veprën e tretë penale e ka kryer dy ditë më vonë, gjegjësisht me 22.04 rreth orës 23.00 në rrugën “Filipi i II i Maqedonisë”. Ai e ka shfrytëzuar pakujdesinë e viktimës që është ndalur me veturën e tipit “Golf” para një barnatore, duke e lënë veturën me çelësin në kontakt, pas së cilës është futur në barnatore. I padituri menjëherë është futur në veturë, e ka nisur dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Ditën e ardhshme rreth orës 03.00 nga ana e zyrtarit policor i padituri është parë me veturën e vjedhur, pas së cilës është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Qendër.
Përndryshe, N.K. është i njohur për deliktet pronësore, për çka në periudhën nga viti 1997 deri në vitin 2014 iu janë ngritur gjithsejtë 166 padi penale për këtë lloj krimi.