Shkup, 13 dhjetor – Dyzet e tre-vjeçarja S.T. (43) nga Shkupi dje në Stacionin policor Aerodrom ka paraqitur se disa herë gjatë muajit të kaluar dhe këtë muaj ka qenë fizikisht e keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj I.T. (46) dhe më pas ka pësuar lëndime të rënda trupore.
MPB informon se shkupjanja ka theksuar se gjatë një keqtrajtimi ka qenë edhe e dhunuar nga ana e tij. E dëmtuara ka përmendur se I.T. çdo ditë e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht, për çka disa herë ka paraqitur ankesa dhe keqtrajtim.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.