Shkup, 20 gusht – Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, ka njoftuar se Qyteti i Shkupit nuk është organ që kryen mbikëqyrje mbi punën e komunave tjera dhe nuk ka mbikëqyrje në largimin e Diellit të Verginës.
“Qyteti i Shkupit nuk është organ që kryen mbikëqyrje mbi punën e njësive tjera të pushtetit lokal. Nuk mund të shprehim kënaqësi ose pakënaqësi pasi nuk kemi mbikëqyrje në atë drejtim. Atë që ne e kemi si kompetencë tonë, veprojmë dhe do të veprojmë konform Marrëveshjes ndërkombëtare që Republika e Maqedonisë së Veriut e arriti me Republikën e Greqisë”, ka thënë Shilegov. I pyetur se si komunat e implementojnë urdhrin e Qeverisë për shmangien e Diellit të Verginës, a ju përmbahen afateve, a i largojnë ato simbole dhe çka ndodhë me rrugët prej pllaka begatoni ku është vizatuar dielli, Shilegov ka thënë se atje ku ata e kanë për detyrë atë e bëjnë.
Në mesin e këtij muaji ka filluar largimi i Diellit të Verginës nga objektet dhe sipërfaqet publike, ndërsa janë vendosur shenja në përmendoren e Aleksandrit të Madh në sheshin qendror në Shkup dhe Olimpias në sheshin e qytetit. Në shenjat është theksuar se janë të periudhës antike helene. Por, shenjat konform Marrëveshjes së Prespës në maqedonisht, shqip dhe anglisht shkruan se këto përmendore i takojnë historisë antike helene dhe trashëgimisë kulturore botërore.
Pas këtyre ndodhive, Qyteti i Shkupit si kompetente për vendosjen dhe mirëmbajtjen e shenjave të përmendoreve në zonën qendrore të qytetit, ka paralajmëruar mbikëqyrje dhe kontrolle të fuqishme me qëllim të parandalohet dëmtimi i tyre.