Shkupi mëson kundërshtarët, nesër miqësorja e parë me FC Nefchi Kockhor

Shkup, 24 janar – Skuadra e Shkupit ka dy ditë që po qëndron në Antalia të Turqisë ku është duke zhvilluar përgatitjet për sezonin pranveror. Bardhekaltërit dje zhvilluan dy seanca stërvitore, ku trajneri Qatip Osmani fillimisht vendosi që stërvitjen ta realizojë në qendrën për fitnes që më pas në orët e pasdites ekipi ishte në fushën e gjelbër, bën të ditur gazeta Koha.

Ndërkohë, në faqen e tyre zyrtare  janë bërë të ditur edhe ndeshjet kontrolluese që do ti zhvillojë Shkupi gjatë kësaj faze përgatitore.

Ndeshja e parë do të jetë që nesër ku përballë do të ketë skuadrës nga Kirgistani FC Nefchi Kockhor.  Katër ditë më pas NK Çelik nga Bosnja e Hercegovina do të jetë kundërshtari i dytë i bardhekaltërve.

Më pas pasojnë edhe dy ndeshje tjera, por për 2 shkurt ende nuk dihet emri i kundërshtarit, ndërkohë që më 6 shkurt djemtë e Qatip Osmanit do të përballen me skuadrën rumune FC Ripensia Timisoara. (koha.mk)