Shkup, 4 korrik – Janë shpeshtuar ankesat e qytetarëve këtyre ditëve për praninë e mushkonjave në Shkup.
Ankesat vijnë edhe krahas premtimeve se Qyteti i Shkupit do të nis me spërkatjen kundër formave të rritura të mushkonjave në territorin e qytetit, nisur nga dita e djeshme e deri më datën 7 korrik (e shtunë) nga ora 23 deri në 4 të mëngjesit. Por, kjo si duket nuk ka ndryshuar situatën në terren.
Përderisa kushtet e motit nuk janë të përshtatshme që të kryhet dezinsektimi, i njëjti do të realizohet gjatë terminit të parë të radhës, atëherë kur kushtet e motit të jenë të volitshme, patën thënë nga qyteti i Shkupit.
Njëherësh u lajmërua që bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.