Shkup, 7 dhjetor – Për shkak të fushës së keqe ndeshja kthyese e 1/8 së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Vardarit nuk do të luhet në “Çair” në rast se e njëjta fushë nuk riparohet deri në ditën e zhvillimit (17 dhjetor). Kështu ka vendosur Federata Futbollistike e Maqedonisë pas analizave të bëra dhe shqyrtimit të detajeve që i kanë arritur për këtë stadium. Në rast se drejtuesit e klubit nuk arrijnë të riparojnë fushën dhe të krijojnë kushte për zhvillimin e saj, atëherë ata do të duhet të kërkojnë stadium tjetër. Si alternativa përmenden stadiumi në lagjen Gjorçe Petrov dhe ai i stadiumit të qytetit në Tetovë. Cekim, ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi 1-1, ndërsa fituesi nga kjo përballje do të plasohet në çerekfinale dhe do të përballet me skuadrën e Shkëndijës.