Shkup, 26 korrik – Qytetarët e Shkupit sot në orën 5:17 i zgjuan tingujt e sirenave në shenjë përkujtimi të tërmetit katastrofal më 26 korrik të vitit 1963.
Një grup artistësh urbanë nga Qendra për arte bashkëkohore e realizuan audio aksionin “Zgjohu Shkupi” saktë në orën 5:17 minuta në pesë lokacione të ndryshme nëpër qytet dhe i përkujtuan qytetarët e Shkupit për kohën e saktë të ngjarjes tragjike.
“Me këtë audio aksion, artistët urbanë dhanë kontributin e tyre origjinal duke i nderuar viktimat nga tërmeti dhe vendosën dimension të ri në shënimin e kësaj tragjedie në Shkup”, kumtoi Qyteti i Shkupit.
Sipas grupit të aktorëve urbanë, me hyrjen e tingujve të sirenave në çdo shtëpi të qytetarëve të Shkupit dhe zgjimin e banorëve në orën 5:17 në mënyrën më të mirë të mundshme çdo banori të Shkupit do t’i mbetet kujtesa e tërmetit, kujtimet e trishta të tragjedisë të cilat me kalimin e kohës nuk do të zbehen nga gjenerata në gjeneratë. Konsiderojnë se çdonjëri i cili do t’i dëgjojë tingujt e sirenave do të kujtojë katastrofën e vitit 1963 dhe në kujtesën e tij do të mbetet data 26 korrik.