Shkup, 19 janar – Skuadra e FC Shkupi është duke vazhduar më përgatitjet për sezonin pranveror në Antalia të Turqisë. Së fundmi në kampin e ekipit nga Çairi janë bashkuar dy futbollist nga Senegali.
Bëhet fjalë për Dieng Papa Hamidou dhe Albert Bougazelli të cilët gjatë qëndrimin në Antalia do të jenë në fazën testuese nga stafi teknik i Shkupit, ndërsa kanë pëlqimin nga trajneri Hasan Ozer.
Kështu nëse arrijnë që të plotësojnë dëshirat e trajnerit Ozer atëherë këtë dy futbollistë mund të jenë dy prurje të reja gjatë kësaj merkato. (koha.mk)