Shkup, 15 qershor – Sot në Nion të Zvicrë është hedhur shorti edhe në kompeticionin më të ri të UEFA-s atë të “Ligës së Konferencës”. Skuadra e FC Shkupit në raundin e parë do të përballet me ekipin kosovar KF Llapi të cilët në edicionin e fundin dolën fitues të kupës. Ndeshja e parë mes FC Shkupit dhe Llapit do të luhet me 8 korrik në qytetin e Shkupit, ndërsa ajo kthyese në program do të jetë me 15 korrik në Kosovë.
Ekipi Struga Trim Lum që do të jetë debutuese në garat evropiane në xhiron e parë të “Ligës së Konferencës” do të përballet me skuadrën letoneze Liepaja. Ndërkaq, fituesi i kupës së Maqedonisë së Veriut Sileksi, për kundërshtarë do të ketë ekipin moldavez Petrokub.
Skuadra kosovare Drita nga Gjilani që drejtohet nga trjaneri shkupjan Ardian Nuhiu në xhiron e parë të “Ligës së Konferencës” do të përballet kundër skuadrës shqiptare të Malit të Zi, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ndërkaq, ekipet e kampionatit të Shqupërsië, Laçi do të luaj me ekipin malazez të Podgoricës, Vllaznia do të luaj me Shiroki Brijeg nga Bosnje e Hercegovina, ndërkohë Partizani për kundërshtarë do të ketë ekipin e Sfintul Gheorghe nga Moldavia.
Ndeshjet e para në kuadër të kompeticionit më të ri të UEFA-s, në nivel klubesh në program janë me datë 8 korrik, ndërkohë ato kthyese me 15 korrik. (F.N)