Shkup, 20 janar – Ajri sonte në Shkup është shumë i ndotur. Në aplikacionin “Ajri im” mund të vërehet se pothuajse në të gjitha stacionet matëse grimcat PM10 janë shumë më shumë se sa të lejuarat.
Ajri më i ndotur është në Lisiçe të re, ku stacioni matës tregon 399 PM 10 grimca, më pas në Kisella Vodë 309 grimca PM 10.
Edhe në pjesën perëndimore të Shkupit stacionet matëse tregojnë ndotje të lartë. Në Karposh 4 vërehen 182 grimca PM10, në Gjorçe Petrov 165.
Në qendrën e Shkupit vlerat janë diçka më të ultë dhe tregojnë 141, 135 dhe 125 grimca PM 10.