Shkup, 22 qershor – Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për femra deri në moshën 16-vjeçare, më 26 qershor do të zbarkojë në Shkup, ku do të përballet me basketbollistet e KB Shkupi. Lajmin për gazetën KOHA e konfirmon edhe trajneri i KB Shkupit, Enver Miftari.
“Më 26 qershor në palestrën “Shaban Tërstena” do të zhvillojmë ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Kosovës. Kjo e fundit është pjesëmarrëse në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian dhe faza përgatitore do të shfrytëzojnë duke zhvilluar ndeshje miqësore me skuadrën tonë. Në bisedimet që i kemi pasur me drejtuesit e kësaj kombëtare, kemi rra dakord që ndeshjen e parë ta zhvillojmë në Shkup dhe një tjetër në Kosovë, por akoma nuk e kemi caktuar datën se kur do ta zhvillohet kjo ndeshje. Ajo që është me rëndësi është se do të zhvillohet besoj një ndeshje cilësore dhe ata të cilët do të vijnë ta përcjellin këtë ndeshje, do të mbeten të kënaqur”, deklaroi për KOHA, Miftari. (koha.mk)