Sapo kanë përfunduar disa nga ndeshjet nga finalet e 1/16 në Kupën e Maqedonisë. Disa skuadra justifikuan absolutisht rolin e favoritëve.
Skuadra e FC Shkupi ka mundur me rezultat 1-2 Sllogën nga Vinica, Renova përfundoi me një lojtar më pak, por ishte bindës te Ohri dhe fitoi me 4:0, Gostivari mundi Tikveshin me 5: 0.
Pelisteri mundi Lubotenin me 4:0. Bellasica që nuk ka asnjë fitore në Ligën e Parë, e bëri sefte me fitoren 5:1 ndaj Rosomanit, Sileksi në shtëpi 3: 0 mundi Teteksin.
Slloga – Shkupi 1-2
Ohri – Renova 0-4
Gostivari – Tikveshi 5-0
Vëllazërimi – Rabotniçki
Veleshta – Kozhufi
Pobeda – Makedonija Gj.P. 0-0 (4-5 me penallti)
Pelister – Luboteni 4-0
Rosomani – Bellasica 1-5
Teteksi – Sileksi 0-3
Kamenica – Boreci 2-2 (5-3 me penallti)