Shkup, 19 shtator – Platforma e internetit për bileta të shpejta dhe të lira për komunikacion autobusësh dhe hekurudhor “Wanderu”, ka renditur listën me qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në Evropë, transmeton Koha.
Përllogaritja është bërë në bazë të çmimeve mesatare të disa shërbimeve në çdo qytet, siç janë harxhimet për një kilometër me taksi, një birrë lokale, një kafe, biletë muzeu, bujtje në hotel për një person, bileta për transport në një drejtim dhe tre ushqime për një person në një restorant mesatar.
U tregua se Shkupi jo vetëm që është qyteti më i lirë në Evropën Juglindore, por në gjithë kontinentin, njofton Gazeta Koha.
Kryeqyteti ynë sipas analizave të “Wanderu”, në Evropë ka çmim më të lirë për bujtje në hotel prej 56 euro për person, çmimi për restorant (tre ushqime) është 8.5 euro, një kafe kushton 1.2 euro. Qyteti i dytë më i lirë në Evropë është Prishtina, derisa medaljen e bronztë e merr Podgorica.
Beogradi është në vendin e nëntë për çmime më të lira në rajon, Tirana në të gjashtin, Sofja në të tetin, derisa Lubjana në vendin e 22-të.
Nga ana tjetër Monako e Dublini u renditën si qytetet më të shtrenjta në Evropë. (koha.mk)