Shkup, 28 janar – Me Indeks për kualitetin e ajrit 217, Shkupi sot në mëngjes ka qenë qyteti më i ndotur në botë. Të dhënat e publikuara në faqen “AirVisual” tregojnë se pas Shkupit gjenden qytetet Lahore e Pakistanit dhe Daka e Bangladeshit, transmeton gazeta Koha.
Sipas stacioneve matëse të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, sot në mëngjes koncentrim të grimcave të dëmshme PM10 ka në komunën Karposh – 214 mg për një m3. Mbrëmë koncentrimet më të larta janë shënuar në Qendër 371 për m3, ose shtatë herë më lartë se e lejuara. Stacionet matëse Lisiçe dhe Gazi Babë ende nuk punojnë.
Ndotje serioze të ajrit ka edhe në Strumicë dhe Tetovë.